MENU
klinika

Takim me Ramën

Hoti, për herë të parë në Shqipëri si kryeministër!

02.07.2020 - 08:39

Kryeministri i Kosovës Avullah Hoti ditën e sotme pritet të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

Pritet që Hoti të mbërrijë në Tiranë nga momenti në moment dhe do të pritet me ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Avdullah Hotit në Shqipëri si kryeministër, teksa ishte Rama i pari që e takoi në Kosovë para 2 ditësh, gjatë vizitës së tij dy-ditore në kuadër të zhvillimeve të fundit në vendin fqinj, lidhur me aktakuzën për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.