02.07.2020 - 10:30
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në qytetin e Durrësit ishin konfirmuar 4 raste të reja me Covid-19.
Bëhet me dije se rastet e reja i përkasin tre punonjësve të Inspektoriatit Shëndetësor. Këta të fundit dyshohet të jenë infektuar në terren, pasi shkojnë për kontroll nëpër lokale, se sa zbatohen masat e vendosura për frenimin e përhapjes ë virusit.
Ndërsa rasti i katërt në Durës i përket një inspektori të AKU-së.