MENU
klinika

2 raste të reja, të shtruar në spitalin e Peshkopisë

Pas 4 muajsh pa asnjë rast, COVID-19 shfaqet dhe në Dibër

02.07.2020 - 10:58

Që prej datës 9 Mars kur dhe u shfaqën rastet e para me Covid-19 në vendin tonë, në Dibër nuk u shënua asnjë i infektuar. Gjithsej në këtë hark kohor u bënë vetëm 9 tamponë që rezultuan negativ.

Por ditën e djeshme NJVKSH Dibër, dërgoi 2 tamponë të marrë nga pacientë të shtruar në spitalin rajonal të Peshkopisë.

Pacientët kishin shfaqur shenja të Covid-19 dhe për këtë u dërguan për analiza në ISHP dy tamponët të cilët kanë rezultuar pozitiv. Kjo ka bërë që NJVKSH të nisë hetimin epidemiologjik, ndërsa personeli i spitalit është në alarm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Manastirliu flet për rolin e mjekut të familjes gjatë pandemisë

’40 mijë konsulta online me të sëmurët kronikë në 2 javë’