MENU
klinika

Eksodi i shqiptarëve

Mbrëmjen e 2 korrikut 1990, kur Ylli Bodinaku kaloi ambasadën…

02.07.2020 - 11:37

        Është cilësuar si eksodi i shqiptarëve: 2 korriku 1990, shënoi një kthesë vedimtare në historinë e Shqipërisë.

Në mbrëmjen e 2 korrikut 1990, i riu Ylli Bodinaku çau përmes murit të Ambasadës Gjermane në Shqipëri me kamionin e tij tip “Skoda”. Në kamionin e tij ndodheshin gruaja dhe fëmijët, së bashku me gjithsej 36 persona, shokë dhe miq të tij, në pjesën e pasme të kamionit.


Dhjetëra të tjerë vërshuan pas tij në ambasadë, përmes murit që ai rrëzoi. Ky lajm u raportua dhe në mediet e huaja, në Bon të Gjermanisë, ku personat e parë që hynë në ambasadën gjermane në Shqipëri, u cilësuan si heronj të demokracisë shqiptare – njoftoi Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.

Ambasadori gjerman i asaj kohe, Werner Daum, hapi dyert e ambasadës në korrik të vitit 1990 dhe u tha punonjësve që para se të largoheshin, të linin dritat ndezur dhe derën e ambasadës hapur. Më shumë se 3 000 vetë qëndruan në ambasadën gjermane, në kushte tejet të vështira, pas ndërprerjes së ujit dhe furnizimeve me ushqime, në pritje të reagimit dhe vendimit që do të merrte regjimi komunist.

Më pas mijëra shqiptarë, të cilët duke mposhtur frikën e një diktature 45-vjeçare u nisën nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, së bashku me fëmijët e tyre, vërshuan drejt ambasadave të huaja, pa qenë të vetëdijshëm se ky hap do të ndikonte në rrjedhën e ngjarjeve të mëvonshme në vendin tonë.

Lajmi i dyndjes së njerëzve në ambasada nuk u raportua që në fillim po pas rritjes së numrit të tyre në rritme të larta, nuk mbetej vecse raportimi i këtij lajmi, ku ata që ishin në brendësi të ambasadave u cilësuan si kriminelë.

Data 2 korrik 1990, shënoi një nga momentet më të rëndësishme të një procesi që zgjati deri në muajin dhjetor 1990, kur dhe filluan demonstratat e studentëve që sollën dhe ardhjen e pluralizmit në Shqipëri. Dokumentet e shumta të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Komitetit Qendror, dëshmojnë se forcat e policisë dhe strukturat e Sigurimit kishin dështuar, në përpjekjet e tyre për t’i parandaluar dhe frenuar këto ngjarje që lajmëronin rrëzimin e plotë të regjimit.

Eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen përfundimtare regjimit të egër komunist, duke bërë të mundur kështu ndryshimin e shumëpritur dhe ardhjen e lirisë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!