MENU
klinika

Nisin hetimet

Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani!

02.07.2020 - 12:43

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë pasditen e djeshme.

Sipas mediave në Kosovë, një person ende i pa identifikuar nga policia ka nisur në llogarinë e rrjetit social Twitter të Vjosa Osmanit një kërcënim me jetë të shkruar në gjuhën angleze.

Po sipas mediave, rasti në fjalë i është referuar organeve të policisë dhe prokurorisë së Kosovës, jo nga Osmani por nga një person i stafit të saj.