MENU
klinika

"Infektimet e Qershorit do i shohim në Korrik"

Paralajmërimi i Silva Binos: Këto dy javë presim rritje të numrit të infektimeve

03.07.2020 - 07:21

Edhe pse në dy-tre javët e fundit kemi patur një rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve me COVID-19, sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP-së, Silva Bino më e keqja ende nuk ka ardhur.

Ajo paralajmëroi se në dy javët që vijnë do të ketë sërish rritje të numrit të të infektuarëve. Sipas Binos, rastet e raportuara së fundmi janë infektuar që në muajin maj, ndërsa infektimet e qershorit do t’i shikojmë në korrik.

“Shifrat e larta që kemi këto kohë janë të infektuarit e muajti maj. Infektimet e qershorit do ti shikojmë në korrik. Këto dy javë presim një rritje të numrit të infektuarve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat”– tha Silva Bino në një nga emisionet shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Po zgjerojmë hartën e personave që po testohen”

Silva Bino: 60% e rasteve të dyshuar me koronavirus, nga Tirana

"Mos përdorimi i maskës dhe mjeteve mbrojtëse të stafit..."

Silva Bino: Mjekët e QSUT-së kanë tangërllëk

"Po mendojmë futjen e testeve të shpejta"

Silva Bino: Nuk shpërdorojmë testet për ata që kanë frikë