MENU
klinika

Kreu i KLP-së zbarkon në Korçë dhe Pogradec

Ibrahimi ‘kokë më kokë’ me drejtueset e prokurorisë

03.07.2020 - 09:00

Në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve ndaj reformës në drejtësi, kreu i Këshillit propozoi një bashkëpunim më të thellë me prokuroritë e rretheve.

Ibrahimi dhe Sheshi ofruan mbështetjen e Këshillit në përmirësimin e punës së prokurorëve duke ndërvepruar me ta në hartimin e dy rregulloreve për lëvizjet paralele dhe atë të ngritjes në detyrë. Me rëndësi u cilësua edhe caktimi sa më parë i një prokurori Etike në Këshill, si urë lidhëse mes këshillit dhe prokurorive të rretheve, në rritjen e cilësisë se etikës profesionale dhe integritetit të prokurorëve.

Gjithashtu, në kuadër të legjitimitetit të besimit të publikut në reformën në drejtësi, u diskutua edhe lidhur me rritjen e transparencës në punën e prokurorëve ku sfida e institucioneve te reja të drejtësisë ndër të tjera është edhe mbështetja e tyre nga media.

Drejtueset e prokurorive të Korçës dhe Pogradecit, respektivisht Dhorina Theodhori dhe Dorina Bejko, dakortësuan për përmirësimin e imazhit të prokurorisë duke vënë theksin tek marrëdhëniet me publikun dhe median. Në takim u theksua se duhet të ketë një qasje të re në përputhje me kompetencat që kanë sot prokurorët, bazuar kjo edhe në organizimin e ri të reformës në drejtësi.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë