MENU
klinika

"Malkaj: Jam besimplotë për rindërtimin"

Aleanca për Teatrin bën denoncimin në SPAK

03.07.2020 - 11:12

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar sot në SPAK denoncimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që për mediat përfaqësuesja e tyre është shprehur besimplotë se fajtorët do të marrin dënimin.

“Fakti që vijmë pranë SPAK-ut do të thotë që shumë shpejt gjërat do të levizin. SPAKU ka filluar një hetim për të gjithë ato që ne kemi akuzuar s’e kanë shkelur ligjet. Nuk e dimë se çfarë hetimesh po bëhen konkretisht, por e dimë që është një hetim i thelluar,”-shprehet përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ndërkohë aktori Mehdi Malkaj tregoi arsyet se përse Teatri Kombëtar ishte një godinë e mbrojtur, ndërsa gjithashtu kishte shumë shpresa për rindërtimin e tij:

“Shkyerja e Teatrit Kombëtar ishte e dhimbshme dhe e trishtuar. Unë di një gjë, që e ka emrin Teatër Kombëtar, si s’qenka i mbrojtur?! Kemi ne të drejtë të ndrërrojmë vargjet e himnit, se është kombëtar?! Dhe Teatri është kombëtar.

Në këtë rast jam besimplotë për rindërtimin, pavarësisht se ajo që është prishur në Shqipëri nuk është rindërtuar më. Këtu kam shumë besim që do rindërtohet se ka edhe një pjesë euroipiane që janë të ndjeshëm ndaj kësaj çështje. Ne jemi i vetëm popull që jemi kufizuar me vetën, jemi të kufizuar vetëm me shqiptarë. Kjo ka ndikuar deri më tani.”

Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!