MENU
klinika

Henrik Bariç

Ballkanologu kroat që hodhi dritë mbi gjuhën shqipe dhe zanafillën Ilire

02.07.2020 - 06:04

Henrik Bariç (1888-1957), ishte gjuhëtar kroat, ballkanolog e albanolog. Pranon se: “Ilirët e trakët kanë ardhur nga veriu i Europës. Për prejardhjen e gjuhës shqipe ai përkrah tezën trake dhe vë në dukje përkime të shqipes me rumanishten”.

“Zbritja e indoevropianëve prej Veriut të Europës në Gadishullin Ballkanik ka ndodhur në periudhën e hershme parahistorike”.

“Në periudhën kur indoevropianët janë ngulur këtu, Gadishulli Ballkanik ka qënë i banuar prej një populsie të vjetër”.

Henrik Bariç ka bërë studime për historinë e gjuhës shqipe. Botoi disa vjet (1923-1926) revistën albanologjike “Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju” (Arkivi lashtësisë i gjuhës dhe i etimotologjisë shqiptare”).

Ka shkruar dhe vepra të tjera si: “studime rumune-shqiptare”, 1919; “Në gjurmët e Ilirishtes” (1921), “Studime gjuhësore ilire” (1948), “Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e gjuhës” (1954) etj.

Gjithashtu ai nuk e ndan gjuhën maqedonase nga ajo ilire… Ilirishtja është fisi më i afërt i maqedonishtes. Duke iu referuar shumë linguistëve dhe historianëve ai panon se ilirët dhe trakët kanë ardhur nga Veriu i Evropës.

Pjesë nga libri i Barçit

Zbritja e indoevropianëve prej veriut të Europës në Gadishullin Ballkanin ka ndodhur në periudhën e hershme parahistorike. Arkeologët janë të mendimit se grekët janë ngulur nga mijëvjeçari i II-të p.e.r., kurse pas tyre ilirët dhe trakasit, prej të cilëve të parët kanë zënë perëndimin dhe të dytët lindjen e pjesën veriore të Gadishullit Ballkanik.

Ne periudhën kur indoevropianët janë ngulur këtu, Gadishulli Ballkanik ka qënë i banuar prej një popullsie të vjetër, gjuha e të cilëve ka ushtruar një ndikim mjaft të ndjeshëm në gjuhët e popujve të ardhur, e cila shihet në një varg shfaqjesh fonetike dhe morfologjike, të cilat dallohen prej tipit gjuhësor indoevropian, sidomos në fjalor.

Një burim i rëndësishëm për përcaktimin e lidhjeve të të afrimitetit të popullsisë indoevropiane në Gadishullin Ballkanik është toponomistika: emrat e lumejve, liqeneve, maleve, viseve dhe vendbanimeve, që ruhen edhe pas asimilimit të popullsisë së hershme.