MENU
klinika

Informacionet e rreme

Bill Gates gjen “fajtorin” për përhapjen e koronavirusit

04.07.2020 - 15:28

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, fajësoi Facebook-un, Twitter-in, si dhe platformat e tjera të mediave sociale për përhapjen e shpejtë të shpërthimit të koronavirusit në SHBA për shkak të dezinformimit.

“Çfarë krijimtarie kemi? Mjerisht, mjetet dixhitale ndoshta kanë qenë një kontribues në përhapjen e asaj që unë konsideroj ide të çmendura”, tha Gates për uebfaqen BGR me qendër në SHBA, duke shtuar se këto platforma mund të ishin më të dobishme në trajtimin e krizave të ndryshme nëse do të kishte siguruar ndarjen e më shumë lajmeve të sakta.

Sipas mediave të huaja, Gates tha që informacionet e rreme kishin bindur shumicën e popullatës se disa masa kundër COVID-19, përfshirë maskat dhe distancimin shoqëror nuk ishin të nevojshme.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, shumë teori konspirative kanë qarkulluar në platformat e mediave sociale.

Gates është akuzuar si personi që qëndron pas shpërthimit për shkak të një fjalimi në vitin 2015, në të cilin ai kishte thënë se bota do të goditej nga një koronavirus.

Dhe teoricienët e konspiracionit pohuan se Gates do të përdorte COVID-19 si një justifikim për të filluar ndjekjen globale dixhitale të njerëzve.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain