“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Jam diabetike. Cilat ushqime mund të ha pa u kufizuar?
Mjeku: Ekziston një grup i detajuar ushqimesh të cilat mund të merren dhe pa sasi të kufizuara, pasi përbërja e tyre nuk sjelle dëme në organizëm, ndryshe nga sa mund të ndodhë nëse marrim sasi të mëdha të ushqimeve të tjera që mbeten jashtë kësaj liste.
Konkretisht në listën e ushqimeve që mund të konsumohen pa kufij nga të sëmurët me diabet janë:
Uji, kafeja pa sheqer, çaji pa sheqer, rrepa, speci, spinaqi, kungulleshka, sallata jeshile, qepa, panxhari i kuq, lëngu i zarzavateve, lakra e bardhë, lulelakra, kastraveci, domatja, patëllxhani, bamja, karota, molla.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.