MENU
klinika

Helmut fon Moltke

Gjenerali që bëri realitet ambicien e Bismarkut…

05.07.2020 - 10:23

Në mesin e shek. të XIX-të, kryeministri i Prusisë Oto fon Bismark filloi të planifikonte bashkimin e dhjetrave mbretërive dhe principatave të ndryshme gjermanofone nën lidershipin prusian duke krijuar kështu një Gjermani të vetme, që më vonë qo të bëhej forca dominuese në politikën europiane.

Bismarku besonte se objektivat e tij për unifikimin gjerman dhe ngritjen e Prusisë si një fuqi e madhe europiane duhej të realizohej vetëm nëpërmjet forcës ushtarake. Fatmirësihsht ai gjeti një partner për të zbatuar politikat e tij agresive.

Ambicja e Bismarkut e çoi Prusinë në tre luftëra që rezultoi në unifikim e Gjermanisë, por instrumenti kryesor i triumfit prusian ishte një ushtri e drejtuar nga një gjeneral i quajtur Helmut fon Moltke, planet e të cilët i bënë prusianët të fitonin beteja të panumërta në tre luftëra me Danimarkën (1864), Austrinë (1866) dhe Francën (1870-1871) duke demostruar kështu një taktikë të re vendimtare ofensive me bazë mobilizimin.

Helmut fon Moltke (1800-1891) ishte një nismëtar ushtarak i jashtëzakonshëm për më tepër ai nuk ishte vetëm një teoricient brilant ushtarak por edhe një organizator gjenial i cili mbikqyri zhvillimin e ushtrisë prusiane në forcën më cilësore në kontinent.

Ai ishte gjenerali i parë që spikati rëndësinë strategjike të hekurudhave dhe përfitoi nga ky mjet i ri transporti. Hekurudhat kishin luajtur një rol të rëndësishmë në Luftën Civile Amerikane, por, ashtu si shumë gjëra të tjera në luftë, përdorimi i tyre kishte qënë i improvizuar – pothuaj i atypëratyshëm.

Për Moltken, shef i Komandës së Lartë Prusiane, hekurudhat ishin shtylla e planeve të tij strategjike – të hartuara para se të fillonte lufta për unifikimin e Gjermanisë.

Puna e Moltkes gjithashtu e zhvendosi pushtetin në ushtrinë prusiane – dhe, më vonë, edhe në ushtritë europiane – nga komandantët e terrenit tek Stafi i Përgjithshëm. Moltke e urrente mungesën e rregullit në ushtri.

Duke studiuar raportet e Luftës Civile Amerikane, ai nuk pa asnjë madhështi strategjike dhe taktike, për të cilat mburreshin gjenralë amerikanë si Granti apo Li.

Ai pa lëvizjet spastruese të trupave në Perëndim, zvarritjet para dhe mbrapa dhe deklaroi se “nuk kishte ç’mësoje nga dy turma të armatosur që ndiqnin njëra-tjetrën reth e qark vendit”.

Helmut fon Moltke kishte lindur në shtetin gjerman të Meklenburgut, në 26 tetor 1800, dhe ishte arsimuar në Korpusin Mbretëror të Kadetëve në Kopenhagen. Me lejen e ushtrisë prusiane, ai shkoi në Turqi, për të këshilluar sulltan Mahmudin II në modernizimin e ushtrisë si dhe luftoi kundër vasalit egjiptian të sulltanit, Muhamet Aliun.

Shkroi një roman dhe një studim mbi kryengritjen polake të vitit 1830-s, gjithashtu edhe një libër mbi aventurën e tij në Turqi. Në vitin 1842 Moltke u martua me Marie Burt, edhe pse nuk kishin fëmijë martesa e tyre ishte mjaft e lumtur.

Helmut fon Moltke ishte një europian kozmopolit, por synimi i tij ishin kufijtë e Europës. Moltke ishte shumë i interesuar për hekurudhat dhe, në 1843, shkroi një ese për to.

Dy vjet më vonë atë e emëruan adjutant të princit Henri të Prusisë. Pas vdekjes së Henrit të sëmurë, ai u gradua kolonel, dhe u bë adjutant i një princi tjetër prusian, Frederik Vilhelmit, i cili u bë mbreti Frederik III. Vazhdoi të udhëtonte nëpër Europë, shoi në Angli, në Francë dhe Rusi dukë vëzhguar gjithçka nga afër.

Si shef i Shtabit, Moltke arriti t’i vërë në jetë idetë e tij. Që nga koha e luftërave të Napoleonit, ushtritë ishin rritur në numër.

Moltke e kuptoi se komunikimi dhe transporti modern bënin të mundur kontrollin e ushtrive shumë më të mëdha dhe në zona shumë më të gjera nga sa kishte qenë e mundur më parë.

Tani që Shtabi i Përgjithshëm kontrollonte hekurudhat dhe rrjetin telegrafik, u bë e mundur që trupat të mobilizoheshin dhe të dërgoheshin në frontin armik, shumë më shpejt se sa mëparë.
Moltke ishte i bindur se luftrat i fitonte kombi që mobilizonte më shpejt.

Ai udhëhoqi forcat prusiane drejt fitores. Helmut fon Moltke i la aq shumë mbresë Mbretit të Prusisë dhe Bismarkut sa që e eemëruan kryekomandant të ushtrisë prusiane.

Ai fitoi luftën më Austrinë për 7 javë në 1866, e njohur si lufta 7 javore. Moltke vazhdoi ta përpunojë përdorimin e transportit dhe komunikimit modern.

Ndonëse ishte përgjegjës për planifikimin e tyre ai nuk pranonte t’i ndiqqte në mënyrë të rreptë. Ai thoshte “asnjë plan nuk i mbijeton pesë minutave të para të ndeshjes me armikun”.

Idetë e Moltkes iu nënshtruan provës vendimtare pas shpërthimit të luftës me Prusisë dhe Francës (e cila atëherë konsiderohej si fuqia ushtarake më e madhe në Europë).

Doli se forcat franceze ishin tërësisht të çorganizuara, ndërsa ushtritë e Prusisë dhe aleatëve të saj në shtetet gjermane ndoqën saktësisht planet e Moltkes.

Pavarësisht disa konflikteve, bashkëpunimi i Bismarkut me Moltken vazhdonte pa përplasje, pavarësisht egocentrizmit ambicioz të Bismarkut dhe përçmimit të çmoltkes, kundrejt pushtetit civil.

Fitorja më e bujshme do të vinte në betejën e Sedanit me 1-2 shtator 1870 ku Moltke i pagabueshëm i udhëhiqte trupat prusiane në këtë betejë “me një saktësi matematikore”.

Në Sedan ushtritë franceze u shpartalluan dhe perandori Napoleon III u zu rob, më vonë Moltke udhëhoqi rrethimin e Parisit. Me mbarimin e luftës në janar të 1871 Prusia u shndërrua në Perandorinë Gjermane (Rajhu II).

Me Helmut fon Moltken në komandë Prusia i shkaktoi një sër humbjesh Danimarës, Austrisë dhe Francës.
Pa Moltken, Bismarku sipas gjasave nuk do ta kishte realizuar programin e tij në letër.

Është e rëndësishme të theksohet se Bismarku nuk shpiku nacionalizmin gjerman apo debatet për bashkimin kombëtar, por ishte një lojtar në një proces kompleks politik.

Në përgjithësi, debati mbi bashkimin e Gjermanisë në gjysmën e parë të shek. XIX shkonte mes dy poleve, të quajtura Kleindeutschland (Gjermania më e vogël) dhe Großdeutschland (Gjermania më e madhe). Sigurisht që secili prej y përsonazheve luajti një rol themelor në skenën prusiane dhe gjermane të epokës.

Por përsonalisht mendoj se mungesa e Moltkes në këtë periudhë të rëndësishme për historinë e Gjermanisë do të bënte që kjo e fundit të mos ekzistonte si një shtet-komb por thjesht si një koncept etnogjeografik, Bismarku kishte gjetur burrin e duhur.

Pas fitoreve të Moltkes duke përdorur një mobilizim të shpejtë nëpërmjet hekurudhave të gjitha vendet e kontinentit europian u përpoqën që të imitonin planet mobilizuese të Moltkes.

Referencat
Davi David, War DK

R. Grant, Battle Dk

Palmer Michael,German Way of War

Wawro, The Austro Prussian Wars

Craig, Gordon A., The Politics of the Prussian Army, 1640-1945 New York 1956

Duputy, Trevor N., A Genious for War