MENU
klinika

Në Kolonjë nëna infekton djalin

Pogradeci shënon një vatër të re me COVID-19

05.07.2020 - 12:22

Dy raste të reja i shtohen Pogradecit dhe Bashkisë së Kolonjës. Mësohet se rasti i Kolonjës bën fjalë për një 30-vjeçar, djali i zonjës që doli pak ditë më parë e infektuar nga ky virus.

Mësohet se të dy, nënë e bir, janë izoluar së bashku ndërsa mjeket epidemiologë po vijojnë punën për shkëputjen e zinxhirit.

Rasti i dytë është shënuar në qytetin e Pogradecit, ndërsa bëhet fjalë për një vatër të re pasi nuk dihet ende se nga është infektuar.