MENU
klinika

Gjendet në këtë qytet të Shqipërisë

Liqeni i zi i mrekullive që shëron qindra sëmundje

06.07.2020 - 12:01

Në dalje të Gramshit, në një lartësi 1700 metra mbi nivelin e detit, ndodhet Liqeni i Zi. Ky liqen, përveç pamjes së bukur, mbart mbi vete legjendën se bën mrekulli. Çdo ditë këtu ka 200 persona që duke u futur në ujërat e akullta besojnë se do të shërohen.

Efekti i tij në kurimin e sëmundjeve mendohet se konsiston pikërisht në temperaturën e ulët dhe në përmbajtjen e disa kripërave minerale. Fëmijë, të rinj, të rritur e pleq, 6 mijë persona vetëm këtë verë, vijnë këtu dhe tregojnë për mrekulli. Megjithë frekuentimin e jashtëzakonshëm, këtu nuk ka mjek në rast të ndonjë emergjence, ndërsa njerëzit tregojnë se edhe këto raste nuk kanë munguar.

Shërbimi konsiston në vendosjen e disa çadrave, ndërsa rruga deri në Liqenin e Zi është një stërmundim.Temperatura e ulët bën që Liqeni i Zi të frekuentohet vetëm gjatë muajit gusht.

Investimet në infrastrukturë e shërbime dhe një studim për përmbajtjen dhe vetitë e këtij uji jo vetëm do të zhvillonin zonën e thellë të Gramshit, por edhe do t’i kursenin shumë mundime të sëmurëve që kërkojnë shërim.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier