MENU
klinika

Pandemia/ Meta në konferencë për shtyp

“Nevojitet komunikim me BE dhe OBSH për të dalë sa më shpejt nga situata”

06.07.2020 - 12:37

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta kërkoi që të mos humbë përqendrimin në përballimin më efikas të pandemisë së koronavirusit.

Ai deklaroi se shtimi i rasteve dhe viktimave kërkojnë urgjentisht reflektim serioz e të përgjegjshëm nga të gjithë.

“Qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar, duhet të kenë një strategji të re me protokolle të përcaktuara për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të pandemisë, edhe komunikim edhe më efikas me vendet fqinje, të rajonit, OBSH dhe vendet e Bashkimit Europian për të harmonizuar veprimet dhe shkëmbyer informacionin në kohë reale, që kjo strategji e re të na mundësojë daljen e sigurt dhe sa më të shpejt nga kjo situatë”, u shpreh kreu i shtetit.

Sipas tij, është i domosdoshëm një komunikim efikas me vendet fqinje për të shkëmbyer informacione në kohë reale me qëllim që kjo strategji të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejt nga kjo situatë.