Kryeministri i vendit Edi Rama ka shkuar sot në Thumanë për të inspektuar punimet që po behen për banesat e reja.
Thumana ishte qëndra e tërmetit që goditi vendin tonë në nëntor të vitit të kaluar dhe nga atje Rama është shprehur se banesat e reja do të ndërtohen me standarte të larta.
“Kantieri i infrastrukturës do të garantojë që banesat e reja të ngrihen mbi një sistem ujësjellësi, kanalizimesh, ndriçimi e rrjeti rrugor të standardeve më të larta” është shprehur Kryeministri.
Ndërkohë që është përmbyllur edhe procedura e garës për rindertimin e shtëpive.
Postimi i Ramës
RINDËRTOJMË BASHKË
Thumanë – Kantieri i infrastrukturës do të garantojë që banesat e reja të ngrihen mbi një sistem ujësjellësi, kanalizimesh, ndriçimi e rrjeti rrugor të standardeve më të larta
Ndërkohë është përmbyllur procedura e garës së rindërtimit të shtëpive dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për firmosjen e marrëveshjeve me kompanitë, që do të angazhohen me ndërtimin e lagjeve të reja, si kjo e Thumanës, ku do të kombinohen banesat individuale e kolektive, ashtu edhe ndërtimin e shtëpive të tjera, në çdo pikë ku tërmeti i 26 nëntorit rrënoi shtëpitë e vjetra.