Ndotja mjedisore është një çështje me ndjeshmëri të lartë në botë dhe shumë vende të zhvilluara kanë ndërmarrë hapa për ta reduktuar atë. Listën e vendeve më miqësore me mjedisin e kryeson Zvicra, e cila ndiqet në këtë listë edhe nga nëntë shtete të tjera, ku secili prej tyre ka kryer një hap drejt krijimit të një mjedisi më të jetueshëm.
- Zvicra
Për shkak të ligjeve të saj që luftojnë ndryshimin e klimës, mbrojtjes së biodiversitetit të saj dhe habitatit, si dhe përkushtimi ndaj ajrit të pastër.
2. Franca
E cila ndjek aktivisht politika në një linjë me marrëveshjen e Parisit për ndryshimin e klimës.
3. Danimarka
Një lider botëror në prodhimin e energjisë së erës.
4. Malta
Energjia diellore po zëvendëson gradualisht importet e naftës.
5. Suedia
99 për qind e mbetjeve të ngurta riciklohet ose përdoret për të prodhuar gaz biologjik.
6. Mbretëria e Bashkuar
Faturat e konsumit të energjisë po reduktohen falë energjisë së pastër.
7. Luksemburgu
Po bën përpjekje për të përmirësuar dhe mbrojtur burimet ujore.
8. Austria
Një impiant që shndërron mbetjet në energji konverton plehrat në elektricitet.
9. Irlanda
Fermerët i ushqejnë lopët me leshterikë deti për të reduktuar çlirimet e metanit.
10. Finlanda
Shumë liqene dhe lumenj të ndotur janë pastruar.
Çfarë mësimesh mund të nxjerrë vendi ynë nga këto zhvillime?