07.07.2020 - 07:33
Një tjetër rast pozitiv është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë.
Mësohet se një person, pasi kishte paraqitur temperaturë të lartë, kishte shkuar në urgjencën e spitalit, ndërsa atje i është bërë edhe tamponi, përgjigja e të cilit rezultoi pozitive.
Deri më tani nuk dihet se nga është infektuar ky person, pasi nuk është pjesë e kontakteve të rasteve të mëparshme.
Bëhet e ditur se ky person, është dërguar për mjekim në spitalin Infektiv të Tiranës, bashkë me një tjetër pacient pozitiv me COVID-19, sërish nga Saranda. Ky i fundit mësohet se ka sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.