MENU
klinika

Rikthehet Vietnami?

Kalendari i plotë i Formula 1, peng nga Covid-19

07.07.2020 - 12:42

Fundjavën e kaluar filloi sezoni 2020 në Formula 1, me garën e parë të zhvilluar në pistën austriake të Zeltweg. Shifrat e para flasin për një shikueshmëri të lartë. Sky Sport raporton se 1 milion e 330 mijë teleshikues e ndoqën live në Itali, ose 16% më shumë se një vit më parë.

Duke parë spektaklin e garës së parë, indiciet janë që shifrat të rriten këtë fundjavë, ku më 12 korrik do të zhvillohet gara e dytë në po të njëjtën pistë. Deri më tani janë konfirmuar 8 gara të Formula 1, një kalendar deri më 6 shtator, kur zhvillohet e Monzës në Itali. FIA duhej të publikonte edhe kalendarin për pjesën e mbetur të sezonit, por kjo gjë nuk ndodhi.

Prej kohësh përflitet se do të zhvillohen gara në pistën e Mugellos dhe Imolas në Itali, Sochit të Rusisë e Portimaos në Portugali. Por këto pista nuk kanë marrë viston akoma. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, rastet e shumta me koronavirus të konfirmuara në Portugali kanë bërë që organizatorët e Formula 1 të stepen për t’i dhënë një shans kësaj piste për të mirëpritur një garë.

Ndaj, do të shihet situata edhe ditët në vijim për të konfirmuar kalendarin e garave. Shanse për të mirëpritur një garë ka Vietnami, që prej 2 muajsh nuk ka raste të reja me Covid-19. Gara e Vietnamit, e programuar më 5 prill është shtyrë dhe ka gjasa të zhvillohet në nëntor, bashkë me garat në Abu Dhabi apo Bahrein.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN