MENU
klinika

50 bova për ankorimin e mjeteve lundruese

Klosi: Synojmë një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit

07.07.2020 - 13:58

Në Parkun Kombëtar Sazan Karaburun deri në Sarandë do të instalohen 50 bova për ankorimin e mjeteve lundruese. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se ky është vetëm hapi i parë, ndërsa të tjera iniciativa dhe investime do të ketë në drejtim të zhvillimit të aktiviteteve detare turistike. Ai tha se synohet një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit.

 “Në zbatim të politikave për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sazan Karaburunit, për të garantuar një zhvillim të gjithë ekonomisë së biznesit të turizmit detar, për gjithë zonën e Rivierës shqiptare do të hedhim sot 50 bova të reja të cilat janë një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të hapjes së kësaj pjese të detit shqiptar për t’u ankoruar më shumë mjete të kënaqësisë dhe për të patur mundësinë që bukuritë e pamata të këtyre plazheve të virgjëra të Karaburunit dhe pastaj të gjithë zonës së Rivierës, të vizitohen nga më shumë jahte e mjete kënaqësie që lundrojnë në këtë zonë edhe pse jo të zhvillojmë në këtë zonë një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit.

Duke u ndaluar tek ligji për heqjen e TVSH-së për Jahtet, Klosi tha se  do të bëjnë që flamuri shqiptar, të njihet gjerësisht si dhe shumë jahte të gjejnë vend parkimet e tyre në vendin tonë.

“Është një nga politikat e mëdha të Ministrisë së Turizmit, zgjerimi i turizmit detar, ringritja e një industrie të re në det dhe jo për të qenë vetëm pjesë e kënaqësisë do të jetë një industri e re për bashkinë e Vlorës për gjithë bashkitë bregdetare për të pasur më shumë mundësi, më shumë të ardhura të turizmit elitar dhe natyrisht më shumë turistë që vizitojnë Shqipërinë”, theksoi Ministri Klosi.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!