MENU
klinika

Përkeqësimi i situatës

Vjosa Osmani bën lëvizjen e radhës, i bën ftesë…

07.07.2020 - 14:30

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar kryeministrin Avdullah Hoti, që të raportojë në Parlament lidhur me situatën e pandemisë në vend.

“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, ndër të tjera, kemi shprehur shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet e fundit rreth menaxhimit të pandemisë në vend. Pas konsultimit me anëtarët e kryesisë, njëzëri jemi dakorduar që t’ju ftojmë për raportim në Kuvendin e Republikës së Kosovës lidhur me këtë çështje”, shkruhet në ftesën e saj.

Osmani i ka kërkuar kreut të qeverisë kosovare që ta njoftojë Kuvendin rreth ditës kur do vendosë ta mbajë këtë raportim.

“Situata pandemike në Republikën e Kosovës është përkeqësuar, duke shkaktuar shifra alarmante të të infektuarve dhe rritje të ndjeshme të numrit të të vdekurve. Vetëm përgjatë pesë ditëve të fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 712 raste positive me COVID-19, përderisa kemi edhe mbi 1.600 raste aktive me virus në tërë vendin. Për më tepër, numri total i viktimave nga ky virus përgjatë tri ditëve të fundit ka arritur në 79”, shkruhet në letër.