MENU
klinika

Nga dr. Edmond Faber

Vdis shqip! Pse të gjithë u morën me sektin fetar dhe jo me Zhanetën?

07.07.2020 - 18:16

Në periferi të Tiranës, në lagjen e Kombinatit vjen një ngjarje tmerësisht tronditëse. Një familje, më saktë pjesa e mbetur e një familje shumë të mirë nga Përmeti, qytetarë të devotshëm, qytetarë që do ti quanja me plotë gojën MODEL, jo se u sakrifikuan në mënyrën më makabre të dëgjuar ndonjëherë….por se me urtësinë e tyre, u shtrinë përpara vdekjes, si deveja në shkretëtirë….kur ka orët e fundit të jetës. U shtrinë dhe ju dorëzuan vdekjes, sepse nuk e përballonin dot jetën, jetën e shthurur që ka filluar të mbijë anë e kënd Shqipërisë.
Gazetari Bledi Mane, dhe gazetari tjetër Bledi Lumani, bënë përshkrimin e kësaj familje përmetare, që sot ka mbetur vetëm 25% e saj.

Por unë, nuk dua të lavdëroj familjen Josifi, por dua të them dy fjalë për të gjithë ne që flasim shqip, përfshirë edhe veten time.

Të parën dua ta nis me portalet dhe mediat on line, që vrapuan të tregonin makabritetin, dhe që nuk thanë asnjë fjalë për mizerjen ku jetonin këto tre gra, një nënë që mezi mbante familjen me bukë, një nënë që preferoi vdekjen për vete dhe vajzat, se sa të zgjidhte rrugën e lehtë por të pa ndershme të mëkatimit. U tha që në periudhën e pandemisë nuk kishte punë, por tju bëj një pyetje? A e meritonte pagën e luftës kjo Zonjë???? E mori atë? Kush zyrtar ishte përgjegjës në atë zonë?Dhe këtu dua të prek të gjithë zinxhirin shtetëror që meret me këtë punë.
Policia paska shkuar edhe më parë në banesën e tyre, sepse familiarët kanë kërkuar që të ndërhynin…ku është i plotfuqishmi i lagjes sot??? Ose ekuivalenti i tij? Ça raporti ka bërë ai te shefi i tij për këtë familje potencialisht të paqëndrueshme??? Asgjë. Po këto organizatat e grave Socialiste ose Demokrate ose e LSI…..ku ishin? Si kujdesen këto për jetën e grave shqiptare? Ça programesh dhe projektesh bëjnë që këto votuese të ishin qytetare të denja të Shqipërisë??? Asgjë, AS NJË GJË.

E vetmja gjë me emërues të përbashkët në këtë histori…..ishte emri i Dëshmitarëve të Jehovait.
Këtu meseleja komplikohet pak…… Dëshmitarët e Jehovait janë një sekt fetar që nuk ishte njohur më përpara në Shqipëri dhe në pak vite arritën të kishin audiencë të konsiderueshme.
Se si doli emri i Dëshmitarëve të Jehovait….një.Zot e di, por një zyrtar i tyre doli menjëherë dhe bëri përgënjeshtrimin se 3 gratë, nuk ishin pjesë e komunitetit të tyre.
Po mirë, më vjen pyetja tjetër, po në dikasterin përkatës që mbulon komunitetet fetare, ça bëhet për ti patur në fokus??? Po Shërbimi Sekret me ça meret??

Dhjetra e qindra operativë dhe agjentë sekretë, ça raportojnë???? Duke parë se tërë këto pyetje, nuk kanë për të marë ndonjë përgjigje, besoj se edhe Zhaneta me të bijat…..nuk pati kurajën ti bënte këto pyetje, por zgjodhi rrugën e tmerrit për në botën e përtejme….sepse Ne, nuk hapëm disa vende në ndenjset ose stolat tanë për tu ulur edhe ato……egoizmi ynë ishte më vrastar se uria, që i thau në palcë trupat e drobitur të tyre, duke na rikujtuar se Dakau, Treblinka dhe Mauthausen janë akoma mes nesh.
Sa bosh më duken shprehje si Ha shqip, bli shqip, pusho shqip…..por edhe VDIS SHQIP.

Pa dashur më vajti mendja te institucionet e Kultit, ku në të gjitha, pa përjashtim, në fund të lutjes njerëzit qoftë në Kisha apo Xhami, kthehen nga njeri tjetri duke u përshëndetur dhe duke takuar duart. Dhe mendova, JO, ZOTI I DO NJERËZIT, në se ka individë që predikojnë vdekjen, është detyra jonë të jemi vigjilentë, ti raportojmë ata. Është detyra jonë ti japim dorën çdo njërit që kemi në krah. Është detyra jonë të ndajmë kafshatën me ata që jetojnë shqip, flasin shqip, por dhe shajnë shqip. Atëherë Ne jemi në rrugën e drejtë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!