MENU
klinika

"Unë nuk jam për lista të hapura, por..."

Rama ndez motorët e fushatës dhe jep porositë për deputetët

07.07.2020 - 19:10

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të nisin riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e pranverës. Ai iu ka thënë deputetëve që nuk ka zgjedhje të parakohshme për Bashkitë, kësisoj kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Gjithashtu mësohet se Rama iu ka thënë deputetëve socialistë që mund të mos ketë koalicione parazgjedhore.

“Unë nuk jam për lista të hapura, por nuk dihet se çfarë ndodhë deri në fund, kështu që fushata është betejë e juaja”, mësohet t’u ketë thënë Rama të vetëve.

Ka pasur akuza nga opozita se koalicionet parazgjedhore po kërkon t’i ndalojë pikërisht kryeministri Rama në bashkëpunim me opozitën parlamentare. Nesër Rama do të thërrasë sërish në disa takime të grupuara sipas qarqeve deputetët e tij.

Ndërkohë momentalisht kryeministri po zhvillon një takim në Kryesinë e Kuvendit me opozitën parlamentare.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!