MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet t’i heq dhëmballët e pjekurisë?

08.07.2020 - 07:14

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Desha të bëj një pyetje pasi jam konfuze. A hiqen dhëmballët e pjekurisë? Unë insistoj të mos i heq, por prindërit e mi thonë që duhen hequr. Faleminderit.

Mjeku: Dhëmballët e syrit hiqen kur shkaktojnë infeksione të vazhdueshme, domethënë ajo dhëmballë nuk ka vend ku të dalë dhe herë pas here infektohet.

Detyrimisht duhet ta heqësh. Kjo është një nga arsyet pse hiqen dhëmballët e syrit. Arsye tjetër mund të jetë keqpozicionimi. Ajo del, por del në një vend të keq.

Të gërvisht faqen, të kafshon gjuhën, mund të jetë në pozicion të tillë që mbledh ushqimet. Mund të ndodhë që të jenë të shtrira dhe godasin dhëmbët e tjerë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.