MENU
klinika

Pas rikthimit të karantinës

Në Serbi shpërthejnë protesta të dhunshme, pushtohet’ Parlamenti

08.07.2020 - 13:33

Në Serbi, mbrëmjen e djeshme janë mbajtur protesta të dhunshme.

Qindra njerëz kanë protestuar në rrugët e Beogradit kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdekjeve të martën.

Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para Parlamentit në Beograd, thërrisnin në kor: “Dorëheqje, dorëheqje”.

Një grup i mështetësve të opozitës sulmoi godiën e Parlamentit.

Presidenti Serb Vuçiç tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Bogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

www.facebook.com/watch/?v=277138106874886

Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të Parlamentit.

Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin policor dhe duke thyer derën hynë në Parlament, por më pas policia i ka nxjerr jashtë.

“Njerzit u mblodhën spontanisht. Pakënaqësia ndjehet në ajër”, ka thënë për televizionin N1, Radomir Lazoviç.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat