MENU
klinika

Reagon Presideni serb pas protestave

Vuçiç: Protestat synuan dobësimin e pozicionit të Serbisë

08.07.2020 - 15:44

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se protestat e dhunshme në Beograd kanë pasur për qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.

“Më shumë detaje do të bëhen të ditura pasi shërbimet tona të bëjnë një analizë të ngjarjeve”, tha Vuçiç në një konferencë për media në Beograd, një ditë pasi potestuesit sulmuan ndërtesën e parlamentit serb, për të kundërshtuar planet për rivendosjen e orës policore si masë kundër pandemisë.

Incidentet, në të cilat u plagosën dhjetëra policë dhe civilë, ndodhën dy ditë para se presidenti i Serbisë të takohet në Paris me homologun e tij francez, Emmanuel Macron me të cilin pritet të bisedojë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkohë më 10 korrik është paraparë një video-samit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë organizuar presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik pritet të takohen në Buksel, ngjarje kjo që do të shënojë edhe rifillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve, i ndërprerë në fund të vitit 2018.

Presidenti serb tha se në këto takime do të “luftojë për Kosovën”.

Protestat në Beograd shpërthyen pasi Vuçiç, të martën, paralajmëroi se mund të rivendoset ora policore, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Megjithatë të mërkurën, Vuçiç tha se Shtabi i Krizës mesiguri se nuk do të propozojë vendosjen e orës policore.

“Unë jam kundër kësaj”, tha Vuçiç, duke shtuar se një masë e tillë do të ndihmonte në përmirësimin e situatës me pandeminë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat