MENU
klinika

Në frontin e parë me virusin

Mjeku i QSUT-së: Mbani maska, distancimi social është i panevojshëm

08.07.2020 - 15:59

Mjeku i Ilir Allkja i cili ndodhet që prej ditës së parë të pandemisë në luftën me Covid-19, ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.

Ai këshilloi të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten duke mbajtur maska kudo dhe mos të vizitojnë miqtë dhe të afërmit.

Më tej ai shtoi se distanca fizike është e rëndësishme, ndërsa distancimi social është i panevojshëm dhe nuk sjell asnjë dobi.

STATUSI NGA ILIR ALLKJA

Duke parë rritjen e përditshme të rasteve me infeksionin e COVID-19, si mjek në vijën e parē të shpëtimit të jetëve njerëzore ju kërkoj gjithë bashkëatdhetarëve të mij te #kujdesen #për #vetveten!

#Shëndeti dhe #Jeta juaj është në radhë të parë përgjegjësi e juaja, mos prisni qeverinë apo të tjerë të mbrojnë jetët tuaja!

Mbani maskë kudo në ambjente publike, madje edhe nëpër ashensorë, mos vizitoni miq e të afërm , pasi mund të dëmtoni shëndetin tuaj dhe të tyren!

I rëndësishëm është #distancimi #fizik, distancimi social (siç porositin disa struktura) është i panevojshëm e nuk sjell asnjë dobi !