MENU
klinika

Vendimi i Vuçiç pas protestave

Serbia heq dorë nga shtetrrethimi

09.07.2020 - 08:24

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është tërhequr nga plani i tij për të vendosur shtetrrethim në Serbi pas rritjes së dytë të rasteve të koronavirusit, për shkak të protestave të fuqishme që shpërthyen në Beograd dhe Novi Sad pas paralajmërimit të tij se do të vendoset kjo masë e rreptë.

Vuçiç kishte njoftuar të martën se masat e reja të bllokimit do të rivendoseshin më vonë gjatë javës, duke bërë që demonstruesit të mblidheshin para Parlamentit me kërkesën për dorëheqje.

Protestat filluan të martën (7 korrik) dhe vazhduan edhe sot me mijëra njerëz që protestonin dhe disa të plagosur jashtë parlamentit.

Gjithashtu, pati edhe përleshje midis grupeve të protestuesve dhe policisë, të cilët hodhën gaz lotsjellës.

Por, Vuçiç tha të mërkurën (8 korrik) se pa shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ai nuk do të jetë në gjendje të zbatojë shtetrrethimin nga e premtja në të hënën për të frenuar përhapjen e virusit.

Protestat, sipas mediave serbe ende po vazhdojnë në rrugët e para Parlamentit në Beograd.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat