Në mbledhjen e sotme të PS-së, kryeministri Edi Rama, pas paraqitjes së disa shifrave që tregonin se qeveria aktuale ka bërë më shumë ndaj krimit se sa e kaluara, filloi ironitë ndaj opozitës, dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha.
“Basha më ka kërkuar pushtetin në tavolinë, një herë unë një herë ai. Por jo, pushteti është e vetmja gjë që unë Bashës s’ia jap dot. Edhe gjysmën e zemrës ia jap, por pushtetin jo. Pse? Sepse pushtetin s’e kam unë, por populli që voton.
Edhe po të dal me Gramozin, nga veriu në jug, se Taulanti s’na bashkohet dot, dhe të kërkojmë: Aman na hiqni pushtetin, dhe jepjani Bashës! Askush nuk e bën. Basha, Mona dhe pjesa e opozitës janë si i mbyturi që kërkon ndihmë nga mëngjesi deri në darkë,” tha Rama.