MENU
klinika

Mbledhja e grupit socialist

“Drafti për Reformën Zgjedhore më 23 korrik në seancë plenare”

09.07.2020 - 15:12

Partia Socialiste është e vendosur të kalojë Reformën Zgjedhore e arritur në marrëveshjen e 5 qershorit, një javë para afatit më konkretisht në seancën e 23 korrikut.

Burime nga mbledhja e grupit socialist bëjnë me dije se kjo marrëveshje do t’i prezantohet komisionit të ligjeve javën që vjen, në mënyrë që të hidhet në votim në seancën e 23 korrikut.

Ky qëndrim i socialistëve vjen pas takimit që sekretari i  Përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla zhvilloi me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik, kjo reformë sërish ka përplasur palët me njëra- tjetrën. I gjithë debati është për listat të hapura, ku PD-ja ka dalë hapur kundër tyre, teksa opozita parlamentare e ka vendosur si kusht për votimin e marrëveshjes së në Kuvend, teksa sot braktisën seancën plenare.

Nga ana tjetër, PS-ja, me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla tha se  është dakord për hapje listash, por jo të plotë.