10.07.2020 - 07:20
Maqedonia e Veriut ka shënuar sërish një rritje të rasteve të infektuara duke regjistruar 168 raste të reja.
Por ka një rënie të numrit të viktimave, pasi në 24 orët e fundit pati vetëm 3, nga të cilat 2 në Shkup dhe 1 në Gostivar.
Ndërkohë bilanci total i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut tashmë shkon në 7 mijë e 572 persona kurse viktimat 362.