MENU
klinika

"...nuk mund të rrezikojmë sakrificat e bëra..."

Italia përjashton 13 vende nga udhëtimet ndërkombëtare

10.07.2020 - 07:26

Italia mbylli sot kufijtë e saj për udhëtarët nga 13 vende, përfshirë Brazilin, duke i konsideruar si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19.

“Ndalimi i udhëtimit vlen për Armeninë, Bahreinin, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë-Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Omanin, Panamanë, Perunë dhe Republikën Dominikane”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Globalisht, pandemia është në fazën e saj më të mprehtë. Ne nuk mund të rrezikojmë sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur rrugën e kujdesit maksimal”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Sipas Ministrisë, personat që kanë qëndruar në këto vende ose kanë kaluar tranzit nëpër to dy javë përpara hyrjes në Itali, do të bllokohen në kufi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Guid-shërbimi e Institutit të Shëndeti Publik

Dallimet mes Koronavirus/ COVID-19 dhe gripi sezonal