MENU
klinika

Flet sekretari i përgjithshëm i OKB-së

“Edhe 25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë, paqja është e paqëndrueshme”

10.07.2020 - 09:19

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një video-mesazh për përvjetorin e 25-të të masakrës së Srebrenicës, tha se ky ka qenë krimi më i keq masiv në tokën evropiane, pas Luftës së Dytë Botërore.

“Njëzetepesë vjet më vonë, nderojmë mijëra të vrarët dhe zotohemi se nuk do t’i harrojmë kurrë. Bashkëndjejmë vuajtjen e familjeve të tyre, përfshirë të atyre që kanë ende familjarë të pagjetur”, tha Guterres.

Ai shtoi se, një çerek shekulli më parë, Kombet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare i tradhtuan qytetarët e Srebrenicës.

Siç ka thënë ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, ky lëshim “do ta ndjekë gjithmonë historinë tonë”, tha Guterres.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë – zonë që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.

Guterres u bëri thirrje të gjithëve në rajon dhe më gjerë që të parandalojnë gjuhën e urrejtjes, retorikën e përçarjeve, mosbesimin dhe frikën.

“Në këtë përvjetor të errët, kujtohemi se paqja në Bosnje dhe Hercegovinë është ende e paqëndrueshme. Nuk mund të mos vazhdojmë të punojmë për pajtimin e përgjithshëm. Këtë ua kemi borxh viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të mbijetuarve, qytetarëve të Bosnjës dhe gjithë njerëzimit”, tha Guterres.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat