MENU
klinika

Akuzat

Basha flet me emra: Këta janë politikanët e lidhur me krimin

08.10.2018 - 11:46

Në prezantimin e platformës për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi Prokurorinë se po mban peng një sërë hetimesh ku vërtetohet sipas tij mbështetja e poltikës nga krimi dhe se krimi është një nga shtyllat kryesore të PS-së.

Basha ka përmendur disa emra, ndërsa tha se ka regjistrime të bisedave telefonike të të Dakos me grupe, të Manjës me grupe kriminale, të Gjiknurit me grupe kriminale dhe mes Ramës dhe kriminelëve më fatkeqë të vendit.

“Kriminali Rraja njihet si kundërshtar zgjedhor se ne nuk ndeshemi me socialistët por me kriminelët.

Orgjina e situatës së krimit në Shqipëri, është krimi elektoral.”- u shpreh më tej Basha ndërsa tha se platforma për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi do të bazohet mbi 4 shtylla kryesore:

Dekriminalizim i procesit zgjedhor, ku përfshihet vettingu i politikanëve dhe policëve.

Sistemi i masave kundër shitblerjes së votës, jo vetëm do të trajtohet korrupsion zgjedhor, por kërkon masa që duhet të nisin që në gjenezë e blerjes së votës.

Financimi i partive në fushatë elektorale, kompanitë që financojnë partitë përjashtohen nga tendereat

Përdorimi i telknologjisë në votim, të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e procesit zgjedhor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën