MENU
klinika

Nga Blerim Latifi

Kujtimi për Srebrenicën duhet t’i përplaset fytyrës Serbisë

11.07.2020 - 13:27

Nga Blerim Latifi

Kryeministri paska kërkuar që sot në orën 13:00, të mbajmë një minutë heshtje për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Në rregull, secila viktimë e pafajshme e dhunës politike meriton të nderohet e të përkujtohet dhe drejtësia për të të kërkohet gjithmonë ; kujtimi për krimin në Srebrenicë duhet t’i përplaset fytyrës Serbisë vazhdimisht, por në rastin për të cilin po flasim, vetvetiu shtrohet një pyetje: Sa herë deri me sot boshnjakët zyrtarisht i përkujtuan srebrenicat tona? Asnjëherë!

Image may contain: one or more people and outdoor

Në Luftën e Bosnjës qindra shqiptarë luftuan përkrah tyre, shumë u vranë e u plagosën, ndërsa në Luftën e Kosovës asnjë boshnjak nuk pati zemër t’i bashkohej UÇK-së.

Në Luftën e Dytë Botërore, mijëra shqiptarë, nën komandën e Shaban Polluzhës, shkuan në Sanxhak për t’i mbrojtuar boshnjakët nga sulmet e çetnikëve të Drazha Mihajloviqit dhe si shpërblim morrën terrorin e brigadës partizane të Zufer Musiqit, në dimrin e vitit 1945. Gjykoni vetë!