MENU
klinika

Pandemia shtyn afatin

Zgjatet misioni i EULEX-it në Kosovë për një vit

11.07.2020 - 15:29

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Josep Borrell, janë pajtuar për zgjatje teknike njëvjeçare të mandatit të misionit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Zgjatja teknike, sipas presidencës, thuhet se po bëhet pasi që pandemia ka pamundësuar negociatat për të ardhmen e mandatit të EULEX-it.

“Në letërkëmbimin e tij, presidenti Thaçi ka shprehur gatishmërinë që “në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (“EULEX KOSOVA”) gjatë këtyre rrethanave të jashtëzakonshme, Kosova pajtohet për një zgjatje teknike të EULEX KOSOVA, më së voni deri më datën 14 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

EULEX-i vazhdon punën në Kosovë, jashtë mandatit
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, sipas kësaj komunikate, thuhet se pranon këtë pajtueshmëri për zgjatje teknike njëvjeçare të EULEX Kosovo deri më 14 qershor 2021 dhe thekson mbështetjen e BE-së për Kosovën, me theks të veçantë te mbështetja në këto kohë të “sfidave të paprecedencë” të shkaktuara nga pandemia. Mandati i EULEX-it është negociuar çdo dy vjet dhe gradualisht është zvogëluar mandati dhe janë bartur kompetencat tek organet vendore.

Bazuar në vlerësimet e organizatave joqeveritare në Kosovë, misioni i BE-së nuk i ka përmbushur pritjet, sidomos në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. EULEX Kosova ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. Misioni i EULEX-it është t’i asistojë autoritetet e Kosovës në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit. Misioni vazhdon t’i mbështesë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës./Rel

"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat