Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE, Knut Fleckenstein deklaroi se opozita në parlament duhet të merret seriozisht, pasi përfaqësojnë popullin shqiptar.
Po ashtu këshilltari i kryeparlamentarit Ruçi u ndal dhe tek marrëveshja për reformën zgjedhore.
Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ , Fleckenstein tha se ishte një marrëveshje e mirë dhe se për të grupet e mëdha politike ranë dakord, por nga ana tjetër ata duhet të jenë të kujdesshëm se mos e shkatërrojnë sërish paktin.
Si i shihni zhvillimet politike në Shqipëri?
Ne kemi folur për gjetjen e një konsensusi, kam dëgjuar edhe deklaratat e presidentit Meta, mund të jetë një problem ndonjëherë sepse duhet më shumë bashkëpunim, sa i përket vendit duhet theksuar se është i nevojshëm më shumë bashkëpunimi. Ka një nisje të vogël në këtë aspekt.
Ka patur një qëndrim të fortë nga PD dhe LSI, këto qëndrime të opozitës jashtëparlamentare si i komentoni?
Nuk jam këtu për të dhënë komente për çdo parti, unë gjithmonë kam qenë kundër djegies së mandatave apo bojkotit. Ka patur edhe politikanë në Serbi që kanë bërë të njëjtë gjë, por unë mendoj se duhet gjetur një kompromis mes opozitës në parlament, opozitës jashtëparlamentare, maxhorancës. Nuk mund t’i hedhim më shumë benzinë zjarrit. Edhe PD ka lobuar për hapjen e negociatave. Dëshira e mirë nga jashtë duket, le të përpiqemi të ecim përpara.
A po e bëjnë deputetët në parlament opozitën?
Siç kam lexuar në gazeta këto ditë ato po e bëjnë opozitën, i kanë marrë seriozisht mandatet e tyre, tek e fundit parlamenti është ai që duhet të vendosë. Unë i marr ata seriozisht, janë në parlament, duhet ta ritheksoj duhen marrë seriozisht, sepse përfaqësues të popullit, janë në interes të çdokujt është tjetër çështje. Por ata janë në parlament dhe përfaqësojnë popullin shqiptar. Nuk mund të them se janë të gjithë njësoj, ka disa që po përpiqen fort për t’i cuar ligjet përpara, por megjithatë le të shohim se si do të vijojë. Më e rëndësishme për dikë që vjen nga jashtë, është të gjejë një mënyrë për ta bërë ligjin elektoral të zbatohet në kohën e duhur të dakordësohet, megjithatë është paksa e vështirë me këto dy lloj opozitash.
Cfarë solli marrëveshja për reformën zgjedhore?
Mendoj se është një marrëveshje e mirë. Grupe të mëdha politike ranë dakord, duhet të jemi të kujdesshëm të mos e shkatërrojnë sërish. Kam dëgjuar edhe opozitën në parlament se çfarë kërkon e kam kuptuar se për çfarë e duan dhe nuk mund të jap një qëndrim në detaje si mund të jetë zgjidhja sepse është çështje sensitive dhe nuk mund të jem pjesë e kësaj çështje. Dhe sigurisht nuk mund të themi se parlamenti është vetëm për show. Parlamenti është institucion i rëndësishëm, duhet gjetur një mënyrë patjetër se është shumë e rëndësishme për negociatat.