MENU
klinika

Analizë/ Pse Europa është një hap para SHBA?

Kush po e përballon më mirë krizën ekonomike?

12.07.2020 - 12:07

Pas recesionit të madh të 2008-ës, ekonomia amerikane u rrit më shpejt dhe më e fortë se Eurozona, duke ngritur dyshime për efektivitetin e “modelit social evropian”. Ndërsa Evropa del nga vala e parë e epidemisë Covid-19 në formë më të mirë se SHBA, kombinimi i saj i shtetit të mirëqenies dhe sistemeve të forta të shëndetit publik papritmas duket përsëri tërheqës.

Ekonomia e Evropës duket se po përmirësohet. Eurozona është në mes të një recesioni shumë të pjerrët, dhe Komisioni Evropian pret që prodhimi i brendshëm bruto i bllokut të bjerë me gati 8% në vitin 2020. Vështirësitë në pjesët e tjera të botës në administrimin e pandemisë do të peshojnë eksportet, dhe sidomos turizmin . Por restorantet, baret dhe dyqanet nuk duket se po i drejtohen ri-karantinimit, ndryshe nga SHBA.

Institucionet e tregut të punës në Evropë po qetësojnë goditjen pandemike. Vendet si Gjermania dhe Franca apo Italian kanë skema bujare, ku qeveritë po subvencionojnë punëtorët për orët që nuk janë të punësuar. Kompanitë mund të mbajnë më shumë punonjës në listën e pagave të tyre pa shkaktuar një valë të madhe të papunësisë. Ndërsa ekonomia rindizet, bizneset nuk kanë pse të kalojnë procesin e gjatë dhe të kushtueshëm të rigjetjes së punëtorëve.

Kjo divergjencë është rezultat i përdorimit të skemave të eurozonës, të cilat kanë mbuluar më shumë se 35 milion njerëz në pesë ekonomitë më të mëdha të bllokut. Një grup ekonomistësh në Bankën Qendrore Evropiane zbuluan se këto programe për përkrahjen e pagave bllokuan ndikimin e epidemisë në të ardhurat e disponueshme të familjeve. Në mungesë të këtyre përfitimeve, rënia e të ardhurave të punëtorëve në të gjithë eurozonën do të ishte 22% gjatë mbylljeve. Falë masave të qeverive, ajo ishte vetëm 7%.

Zona e euros meriton përgëzime për institucionet e saj të kujdesit shëndetësor dhe të punës, të cilat e kanë ndihmuar atë të përballojë pandeminë më mirë sesa SHBA. Sidoqoftë ngrirja e tregut të vendeve të punës ka kuptim në afat të shkurtër, por nuk është një strategji e vlefshme afatgjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”

Koronavirusi mbyll kufijtë e shteteve...

Evropa heq dorë nga “Marrëveshja e Shengenit”?

Planet po hasin "shtrembërime të rënda"

CNN/ Si do e shpëtojë Europa ekonominë?