MENU
klinika

Fituesi i Tour de France

Kampioni i çiklizmit shtrohet në një spital psikiatrik

14.08.2018 - 16:03

Pasi është arrestuar dy herë brenda pak ditësh (në Majorka dhe Frankfurt), vijojnë problemet me ish-çiklistin gjerman Jan Ullrich, që tani ka përfunduar në një spital psikiatrik.

Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i policisë, që shprehet se gjendja shëndetësore, mbi të gjitha ajo psikologjike e sportistit, është e rënduar dhe se janë specialistët ata që po merren me kurimin e Ullrich.

Ai është fitues i Turit të Francës në vitin 1997, ndërkohë që sot, 44-vjeçari mbahet nën mbikqyrje si nga policia, ashtu edhe nga mjekët, pasi akuzohet për agresion.

Edhe pse sportisti pati kërkuar ndjesë, pas arrestimit të parë në Spanjë, ku tentoi të gosite një fqinj, sërish ra në kurth kur u kthye në Gjermani.

Ai u arrestua teksa ndodhej në motel dhe po kërcënonte një prostitutë. Ullrich është akuzuar edhe për tentativë vrasjeje të një shoqëruesi, por të gjitha këto veprime Jan Ullrich i ka kryer nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Pritet që së shpejti ish-çiklisti të nisë terapitë për t’u kuruar, por kjo do të ndodhë në spitalin psikiatrik.

Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit