MENU
klinika

Thaçi në Hagë, reagon Haradinaj

“Asnjë gjyq që mund të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar…”

13.07.2020 - 11:31

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se ish- luftëtarët e UÇK-së nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë edhe pse s’ka gjyq që të gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar.

Ai shton se lufta e popullit shqiptar rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë dhe vlera nuk ka për t’i humbur pavarësisht përpjekjeve për të dëmtuar.

“Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë.

Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasyshë pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi.

Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.”- shkruan Haradinaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Birn/ Reportazhi: Ne nuk mund të lejojmë që...

Marrëveshja Kosovë-Serbi s’duhet të anashkalojë krimet e luftës


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin