MENU
klinika

"Vlora po vuan papërgjegjshmërinë e 30 viteve"

Prezantohet drejtori i tetë i Kadastrës së Vlorës Andi Binaj

13.07.2020 - 13:08

Pas largimit të jo pak, por 7 drejtorëve të mëparshëm të Kadastrës së Vlorës në harkun kohor të 10 muajve, vjen në krye të këtij institucioni drejtori i tetë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame prezantoi këtë të hënë drejtorin e ri Andi Binaj, duke shprehur shpresën se ai do qëndrojë në detyrë më gjatë se parardhësit e tij.

Teksa ripërëriti problematikat e këtij qarku me pronat, Lame tha se Vlora po paguan kusuret e 30 viteve papërgjegjshmërie.

Drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj, tha se për punën e tij dëshiron që tëflasin faktet.

Lëvizjet ne Kadastrën e Vlorës nisen shtatorin e vitit të kaluar kur anti-krimi ekonomik çoi nën hetim 23 persona për shpërdorim detyre e tjetërsim prone. Shkak i largimit të vazhdueshëm të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës po bëhet një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier