MENU
klinika

Dyshohet arrest kardiak

Gjendet i pajetë 80- vjeçari në rërë

14.07.2020 - 07:36

Një 80- vjeçar ka ndërruar jetë në bregdetin e Durrësit pasi duke shëtitur ka pësuar arrest kardiak.

Mësohet se 80- vjeçari që ka vdekur është Xh. Kamberi nga Shkozeti dhe në momentin e shëtitjes ishte duke shëtitur në bregdet në zonën mes ‘’Hekurudhës’’ dhe ‘’Ilirisë’’.

Deri tani dyshohet se i moshuari ka vdekur nga një shkak natyral.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2020, rreth orës 05:30, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në rërë të breg detit, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh.K., rreth 80 vjeç, banues në Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin