Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka reaguar në rrjetet sociale pas qarkullimit të lajmit se Covid-19 përhapet edhe nga ajri.
Këtë mëngjes epidemiologu shkruan se studiuesit e Universitetit të Harvardit kanë publikuar së fundmi një përmbledhje të evidencave dhe teorive mbi mënyrën se si përhapet virusi i ri.
Sipas tij këta studiues kanë ardhur në përfundimin se SARS-Cov-2 duket i papajtueshëm me transmetimin nga ajri e si e tillë mjafton vetëm të mbahen parasysh rregullat e thjeshta që tashmë janë bërë të ditura;
Distance fizike (2 metra).
Higjiene e duarve.
Mbajtje maske nese nuk ruhet dot distanca.
Njofto edhe te tjeret te respektojne tre rregullat e mesiperme.
Postimi:
“Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gje dhe vrapo” ose “Perballu me çdo gje dhe çohu”. Zgjedhjen e ben ti!”
Cit. Zig Ziglar
Perhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo eshte çeshtja!
Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol).
Perfundimet e tyre te perkthyera jane:
“…Totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire.
Ne praktike, kjo do te thote se, per te minimizuar perhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjereve dhe, ne rast se kjo distance nuk eshte e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekesore, e maskave me cope me cilesi te larte, ose mbrojteset e fytyres (pa harruar higjienen e shpeshte te duarve, pastrimin e ambjentit dhe optimizimin e ventilimit te ambjenteve te brendshme)…”
“…Eshte e pamundur per te dale ne perfundimin se nuk ndodh kurre transmetimi permes aerosolit dhe eshte krejtesisht e kuptueshme pse shume preferojne te gabojne duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanerisht ne ambjentet spitalore gjate kujdesjes per pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar.
Megjithate, totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PERMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGET NUK ESHTE MENYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.”
❗"Frika ka dy kuptime: "Harro çdo gje dhe vrapo" ose "Perballu me çdo gje dhe çohu". Zgjedhjen e ben ti!"❗Cit. Zig…
Gepostet von Ilir Alimehmeti am Montag, 13. Juli 2020