MENU
klinika

Shoferët: S’ka pasagjerë prej Covid 19!

Berat/ Linjat interurbane prej dy javësh në punë

14.07.2020 - 11:15

Edhe pse prej më shumë se dy javësh janë rihapur në qarkun e Beratit linjat e autobuzëve interurbane,pronarët e autobuzëve ankohen për mungesën e pasagjerëve,që sipas tyre po i çon drejt falimentimit.

Autobusët që nisen nga terminali i Beratit drejt Fierit, Vlorës, Durrësit, Tiranës etj, janë të detyruar të nisen edhe me dy pasagjerë të vetëm sepse në të kundërt humbasin orarin e nisjes nqs nuk lëvizin nga Terminali në orarin e përcaktuar.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se, ata i kanë plotësuar të gjitha protokollet e rihapjes të kërkuara nga qeveria,duke filluar që nga pajisja me maska,doreza e dezinfektantë e deri tek respektimi i distancës por problem për ta mbetet mungesa e pasagjerëve. Sipas drejtuesve të linjave interurbane në Berat,mungesa e pasagjerëve po i çon këto linja drejt falimentimit pasi xhirua e tyre ditore nuk përballon dot as shpenzimet e naftës,pa llogaritur taksat dhe detyrimet që duhet ti japin shtetit çdo vit apo përballimin e amortizimit të mjeteve në rrugë.

“Ne punojmë me 70 për qind të kapacitetit por edhe kështu pasagjerë nuk ka fare,jemi të detyruar të nisemi “bosh” nga Vlora për Berat dhe nga Berati drejt Vlorës”,-shprehet një shofer nga Vlora. Edhe një tjetër drejtuesi mjeti i linjës Fier-Berat shprehet se,gjendja është shumë e keqe pasi lëvizjet janë të rralla. Ai ka deklaruar se,janë duke falimetuar pasi po qarkullojnë me nga vetëm 2 pasagjerë në mjet.

E ndërsa drejtuesit e mjeteve ankohen për mungesën e pasagjerëve,pasagjerët e pakët që preferojnë të përdorin linjat interurbane që nisen nga Terminali i Beratit drejt qyteteve të tjera shprehen se, i kanë marrë masat e nevojshme për të udhëtuar dhe nuk ndihen të frikësuar sepse po përdorin maska dhe po ruajnë distancën.

Ndërkohë që linjat interurbane në qarkun e Beratit kanë më shumë se dy javë që kanë rifilluar punën,linjat urbane brenda qytetit nuk kanë rifilluar ende punën dhe për këtë askush nuk jep asnjë shpjegim.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier