MENU
klinika

Nga Piro Ahmetaj

“Kryeministri në ikje dorovit për 1€, Bazën Ushtarake Detare të Sarandës”

14.07.2020 - 17:26

Nga Piro Ahmetaj

Para më shumë se një jave Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi publikisht nga Divjaka se, në shkelje të ligjit dhe të interesave kombëtare, Kryeministri në ikje, po u dorovit oligarkëve të oborrit të Qeverisë edhe Bazën Ushtarake Detare, Sarandë.

Paraprakisht, Ministria e Mbrojtjes dhe Zëvendës Komandanti (drejtuesi i paligjshëm në detyrë) i Forcave Detare, meurgjencë”, pra me urdhër nga vetë “i Madhi, kanënënshkruar propozimin për heqjen e kësaj infrastrukture ushtarake nga inventari i burimeve të mbrojtjes së RSH.

Sigurisht, pa Dekretet të Presidentit të Republikës, pra në shkelje flagrante të gërmës “f”, pika 3 Ligjit nr. 64/2014, “Mbi pushtetet në FA”, me VKM nr. 514, datë 01.07.2020, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 125, datë 06.07.2020, SurrelQeveria, “me kontratë-TARIFËN 1 EURO, de-fakto ka fshirë (përlarë) rreth 40.000 m2  të një infrastrukture me peshë kritike për ushtrimin e sovranitetit detar të RSH në Gjirin e Sarandës dhe Kanalin e Korfuzit.

Për më tepër, përveçse makutëri për “Kapur Çka Mbetur”, këtë vendimarrje e konsiderojmë edhe si shpërfillje delirante të ushtrimit të interesave gjeopolitike të RSH edhe në Mesdhe.

Mungesa e prezencës së Forcave Detare në Gjiun e Sarandës, mbart një sensitivitet kombëtar, edhe për shkak se, marrëveshja e detit me Greqinë mbetet ende një “çështje e nxehtë” mes 2 vendeve.

Ndërkohë, ri-kujtojmë që, kjo vendimarrje u zhvillua fill mbas marrëveshjes “historike” të detit mes Italisë dhe Greqisë. Kështu, heshtja cinike e vetëm qeverisë së RSH, mundet të lexohet edhe si dorëzim pa kushte të interesave kombëtare. Kjo pasi, përpos të tjerave, institucionet shtetërore kanë përgjegjësi kushtetuese trasparencën, pra, duhet të informojnë shqiptarët për impaktet e kësaj marrëveshje ndaj interesave kombëtare; mbi rezultatet e grupit negociator, si dhe pritshmëritë e negociatave me Greqinë (përfshi trekëndëshin detar mes Greqisë – RSH – Italisë).

Gjithashtu, ri-kujtojmë se, në kundërshtim flagrant me pikën 1 dhe 2 të nenit 168 dhe pikën 3 të nenit 169 të Kushtetutës; gërmën “c”, pika 3 të nenit 9, dhe pikat 1 dhe 7 të nenit 15 të Ligjit nr. 6/2014: “Mbi pushtetet në FA”, prej muajit janar 2019 (për18 muaj) funksioni kushtetues i Komandantit të FD, ushtrohet nga Zëvëndësi, për më tepër nga një ushtarak që është “zyrtarisht i kontestuar” për preçedentët me shërbimet sekrete të vendeve jo-miqësore me interesat kombëtare, si dhe mungesë integriteti në rastin e marrëveshjes së detit me Greqinë dhe jo vetëm.

Nënvizojmë se, ushtaraku i “vetë-shpërdorur në menyrë të përsëritur”, është me gradë më të ulët se funksioni që mban. Për pasojë, sipas ligjit, përveç çështjeve administrative, Zëvendëskomandati nuk mund të nënshkruaj vendimmarrje që kanë pasoja strategjike për të ardhmen e Forcave Detare të RSH.

Parë kështu, i bëj thirrje publikisht DSIK, të investigojë nëse: “data kur është nënshkruar kjo praktike (?); integriteti në grupin negociator; drejtimin e Forcave Detare; si dhe njohja me aktivitetin operacional të NATO-s në Mesdhe; etj, janë zhvilluar në përputhje me Ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”, i ndryshuar. Gjithësesi, shumë shpejt, kushdoqofshin shkelësit-delikuent, do të përballen me ligjin.

Ndërsa edhe nga cilësia e ish-këshilltarit, do t’i rekomandoja Presidentit që në përgjegjësinë kushtetuese të Komandantit të Përgjithshëm, mbështetur në nenin 92/h të Kushtetutës t`i kërkojë MM: “informacion urgjent për këtë praktikë (VKM nr. 514 dt. 01.07.2020), e cila cënon rëndë ushtrimin e sovranitetit detar në Kanalin e Korfuzit, si dhe interesat gjeopolitike të RSH në Mesdhe”.

Gjithashtu, e sigurojmë Kryemistrin dhe Ministren e keq-kapur nga interesat e oligarkëve se, do të mbajnë përgjegjësi jo vetëm për këtë rast, por edhe për grabitjen e disa 100-ra miliona euro me tenderat sekret për: qindra objekte dhe infrastruktura të mbrojtjes kombëtare; për uniformën pa 28 standardet; karburantin e pa-çertifikuar; GPS-ët, muzeun2 të FA në Berzhit, furnizimin me ushqime edhe në kurriz të nevojave jetike të qytetarëve të prekur nga Covid-19; për degradimin e aftësive operacionale të FA dhe rrëshqitjen e RSH, në fundin  e listës së  30 vendeve të NATO-s.

Së fundi, por jo nga rëndësia, i sigurojmë shqiptarët se, rikthimi i balancave kushtetuese, si dhe mekanizmave të kontrollit demokratik; modernizimi i kapaciteteve, infrastrukturave, mbi të gjitha i efiçencës së strukturave përgjegjëse për sigurinë e jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve; mbrojtja e interesave kombëtare dhe ri-kthimi i dinjitetit të RSH në NATO, mbeten emergjencë kombëtare, prioritetet dhe sfidat e programit të qeverisjes-BASHA.

Shënim: Hartat ilustruese të Bazës Ushtarake Detare Sarandë: