MENU
klinika

Serie A, Java 33

Atalanta luan “tenis”, rimerr vendin e dytë

14.07.2020 - 22:42

Atalanta tregon edhe njëherë tjetër supremacinë e saj në Serie A. Bergamaskët fituan 6-2 ndaj Brescia-s, duke marrë edhe njëherë tjetër vendin e dytë, në pritje të ndeshjes së Interit. Një sfidë e mbyllur që në pjesën e parë.

Atalanta e ka nisur menjëherë me vrull ndeshjen kundër Brescias. Bergamaskët kaluan në avantazh që në minutën e 2′ të sfidës me anë të Pasalic. Po aq shpejtë reaguan miqtë, që barazuan në minutën e 8’ për 1-1 me Torregrossan, pas një gabimi të mbrojtjes vendase.

Por Atalanta kthehet në avantazh në 25’ me De Roon. Ekipi vendas del mjaft lehtë para portës kundërshtare. Furia e vendasve nuk u ndal, sepse pas 3 minutash shënuan dhe golin e 3-1 me anë të Malinovsky. Një goditje e fortë që u ndal në rrjetë. Në festivalin e golave nuk mund të mungonte dhe Zapata që me një zhytje me kokë çoi rezultatin në 4-1.

Goleada nuk do të ndalej edhe në pjesën e dytë. Në harkun kohor të 3 minuta, Atalanta shënon edhe dy gola, të dy me Pasalic, që merr topin në shtëpi me 3 gola në këtë ndeshje. Të dytin e shënoi në 55’, të tretin në 58’. Gjimshiti luajti titullar deri në 74’. Në 83’, Brescia ngushtoi në 6-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN