Trupi i Naya Rivera u gjet të hënën, pasi ajo u zhduk gjatë një shëtitjeje me varkë në liqenin e Pirut të mërkurën, me djalin e saj katër vjeçar, Josey.
Mjekësia ligjore vërtetoi se trupi në fjalë është i aktores së ndjerë, Naya Rivera.
Sherifi i Qarkut Ventura Bill, Ayub, tha: “Ne jemi të sigurt se trupi që gjetëm është ai i Naya Rivera”. Ai gjithashtu tha se nuk dyshohej për vetëvrasje. Eub shpjegoi se vendndodhja, karakteristikat fizike dhe gjendja fizike e trupit i bëri ata “të sigurt” se ishte Naya.
Kanë qenë të shumta ngushëllimet për humbjen e saj edhe nga shumë emra të njohur të Hollywoodit.Një ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila që nga dita e zhdukjes, ka shprehur lutjet e saj në rrjetet sociale për gjetjen sa më të shpejtë të aktores tashmë të ndjerë.
Pas marrjes së lajmit për konfirmimin e trupit, Bebe Rexha, duket se ka ngelur e shokuar nga kjo ngjarje, teksa nuk ka hezituar t’i bëjë një dedikim në rrjetin social Twitter.
“Ky është një makth absolut. Kisha kënaqësinë të haja darkë me të një herë pas një seance regjistrimi që ne bëmë së bashku dhe ajo ishte një njeri shumë i mirë. Zemra ime shkon pranë familjes dhe miqve të saj. Shpresoj të jem mjaftueshëm me fat që të takoj në parajsë. Pushofsh në paqe Naya Rivera”, ka shkruar 30-vjeçarja në Twitter.
Bebe Rexha postoi edhe në InstaStory një imazh të Riveras me djalin e saj katër vjeçar, i cili për fat të mirë ka shpëtuar, pasi edhe ai ndodhej atë ditë në varkë me nënën e tij në liqen.
Policia tha që Josey e pa nënën e tij të zhdukej në ujë, pasi ajo e ndihmoi atë në barkë. Ai nuk është dëmtuar dhe është marrë nën kujdesin e familjes, pasi u gjet nga autoritetet.