Muzika rep është kthyer në një trend vitet e fundit dhe kryesisht të rinjtë janë më të apasionuar për ta dëgjuar atë, por kjo nuk do të thotë se edhe pjesa tjetër e shoqërisë nuk e pëlqen.
Këtë e vërteton edhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali. Ajo është njohur gjithmonë si një nga femrat më të bukura dhe tërheqëse të politikës shqiptare. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” dhe pamë një anë tjetër të deputetes së PS-së.
E pyetur gjatë lojës nëse dëgjon muzikë rep, Spiropali u përgjigj se po dhe foli për reperin e saj të preferuar. “Më pëlqen të dëgjoj reperin Unikkatil sepse në tekstet e këngëve të tij kanë shumë mesazhe politike e sociale,”- u shpreh deputetja.