MENU
klinika

Vijojnë hetimet

Pas tritolit në banesë, merret në mbrojtje Xhisiela Maloku

08.10.2018 - 16:36

Pas sulmit me eksploziv që ndodhi sot në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga policia. Blutë e Krujës ndodhen në banesën e Ramazan Muçës, gjyshit nga mami i Xhisiela Malokut, 25-vjeçares e cila jeton aty bashkë me nënën dhe motrën.

Mësohet se policia ka marrë plan masash për sigurinë e vajzës dhe familjes së saj, e cila prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes së kronikës dhe politikës.

NGJARJA

Një sasi eksplozivi u hodh përgjatë natës në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku.
Bëhet fjalë për një sasi eksplozivi rreth 100 gram. Policia shoqëroi pas ngjarjes 9 persona që po merren në pyetje.

xhisiela_maloku
xhisiela_maloku

Shpërthimi vjen pak ditë pas publikimit të skandalit, ku Xhisiela Maloku u dhunua nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja që ka mohuar akuzat. Gjithashtu dhe vetë vajza mohoi se është dhunuar por se e kishte denoncuar ish-të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi pavarësisht ekspertizës së mjekëve dhe psikologut. Aktualisht Rexhep Rraja ndodhet në burg.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës