Në fundjavë do të zhvillohet gara e parë sezonale e Moto GP. Sot ishin provat e para në pistën Jerez në Spanjë. Kampioni në fuqi i botës Marc Marquez e ka nisur i treti. Një rezultat i mirë si garë e parë.
Në vend të parë është renditur Maverick Vinales me Monster Yamaha, shoku i skuadrës së Valentino Rossit. Ndërsa në vendin e dytë u rendit Fabio Quartararo, vendin e të cilit do ta zërë pikërisht Rossi te Petronas.
RENDITJA
1.Maverick Viñales (Monster Yamaha) 1:37.793
2.Fabio Quartararo (Petronas Yamaha) +0.118
3.Marc Marquez (Repsol Honda) +0.228
4.Alex Rins (Suzuki Ecstar) +0.524
5.Joan Mir (Suzuki Ecstar) +0.587
6.Francesco Bagnaia (Pramac Ducati) +0.624
7.Johann Zarco (Ducati Reale Avintia) +0.720
8.Aleix Espargaro (Aprilia Gresini) +0.756
9.Pol Espargaro (Red Bull KTM) +0.799
10.Franco Morbidelli (Petronas Yamaha) +0.853
11.Jack Miller (Pramac Ducati)) +0.883
12.Andrea Dovizioso (Ducati Team) +0.986
13.Brad Binder (Red Bull KTM) +1.223
14.Cal Crutchlow (LCR Honda) +1.262
15.Takaaki Nakagami (LCR Honda) +1.270
16.Valentino Rossi (Monster Yamaha) +1.509
17.Iker Lecuona (Red Bull KTM Tech3) +1.556
18.Miguel Oliveira (Red Bull KTM Tech3) +1.571
19.Alex Marquez (Repsol Honda) +1.585
20.Tito Rabat (Ducati Reale Avintia) +1.614
21.Bradley Smith (Aprilia Test Rider) +1.663
22.Danilo Petrucci (Ducati Team) +2.569
Rossi shprehet i kënaqur që pas një pushimi kaq të gjatë është rikthyer në pistë: “Më në fund rikthehemi në pistë, pasi më ka munguar kjo ndjesi. Jerez është një pistë vendimtare në këtë fillimsezoni. Podiumi do të më motivonte shumë, shpresoj ta arrij.”